Një ngjarje e rëndë është raportuar në Drenas të Kosovës, ku një e mitur është abuzuar seksualisht nga një burrë. Express mëson se partnerja e abuzuesit kishte qenë në dijeni të kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa nuk kishte treguar. Dy të dyshuarit thuhet se ishin në lidhje dashuri dhe se viktima ishte familjare e gruas.

Çifti është arrestuar me urdhër të prokurorit, ndërsa ndodhen në paraburgim. Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për Express kanë thënë se është caktuar masa e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve.

“Lidhur me këtë rast, krejt çka mund të themi është se prokurori i Departamentit për të Mitur në Prishtinë ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat e dyshuar”, tha zëdhënësja për informim e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: