Një lajm tronditës është mësuar ditën e sotme. Bëhet fjalë për babain e kapitenit të Nigerisë Xhon Obi Mikel. Të martën e kaluar, para sfidës me Argjentinës, mesfushorit nigerian i rrëmbyen babain, por ai nuk i tregoi askujt se në rast se lajmi bëhej publik, atëherë babai i tij do të vritej.

Obi Mikel zbuloi për “Kwese ESPS” se ai mori një thirrje nga rrëmbyesit katër orë para ndeshjes me Argjentinë, dhe ata i kishin kërkuar kapitenit të Nigerisë 24 mijë euro për t’ia liruar babanë.
Futbollisti nuk i kishte treguar askujt, madje as pjesëtarëve të skuadrës, duke e mbajtur të fshehtë lajmin. Babai i kapitenit u shpëtua nga policia e Nigerisë, teksa ai ishte torturuar gjatë kohës së rrëmbimit dhe u dërgua menjëherë në spital.

“Isha i hutuar. Nuk e dija se çfarë të bëja, por në fund e kuptova se nuk mund t’i lë poshtë 180 milionë nigerian. Më duhej që ta heqja nga koka dhe të luajë ndeshjen fillimisht. Më thanë se do ta vrisnin babanë tim nëse do ta lajmëroja ndokënd. Dhe nuk doja që t’i tregoja trajnerit sepse nuk dëshiroja që problemi im të jetë problem për trajnerin dhe skuadrën time në një ndeshje aq të rëndësishme. Aq sa doja t’i tregojë trajnerit, prapë nuk mundja ta bëja”, u shpreh Obi Mikel për “Kwese ESPN”.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/ngjarje-e-rende-kapitenit-te-nigerise-i-rrembyen-babain-para-sfides-me-argjentinen/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb