Mbi 70 persona janë shtruar në Spitalin e Gjilanit që nga data 8 qershor, pasi dyshohet se janë helmuar pas një darke të iftarit.

Lajmi u bë i ditur nga shefi i Departamentit të Emergjencës me reanimacion, Ukshin Ismajli. Sipas tij, këta persona kanë ardhur në spital me simptoma të njëjta dhe po pretendojnë se janë helmuar në një restorant në Gjilan.

“Është një numër i rritur i pacientëve që janë hospitalizuar. Ata kanë ardhur me simptoma të vjelljes, jashtëqitje dhe temperaturë. Ne jemi duke vazhduar për t’ia ofruar shërbimin atyre. Të gjithë pacientët kanë thënë se ishin në një restorant para se të kishin këto simptome, pra të gjithë po e thonë këtë gjë, por nuk mund të themi asgjë të saktë”, ka thënë Ismajli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: