Një modele 20-vjeçare është droguar në një lokal nate dhe më pas përdhunuar në hotel nga pesë meshkuj, të cilët e kanë filmuar gjithë aktin me telefonat.

Incidenti u regjistrua të premten në darkë në klubin e natës “Essex”, i cili frekuentohet më së shumti nga futbollistë, dhe të famshëm nga bota e ekranit.

Videoja e sulmit seksual qarkulloi për ca kohë në rrjetet sociale dhe më pas u hoq, shkruan Daily Mail.

Një video, e parë nga The Sun, nga e cila ka prerë edhe disa pjesë tregonte një mashkull gjatë një momenti intim me një femër të ulur në kulltuk.  Fragmenti i videos tregonte edhe persona të tjerë duke filmuar, mes të cilëve edhe një femër, raportojnë gazetat.

Policia po heton rastin, ndërsa dyshohet se vajza ishte nën  efektin e drogës së përdhunimit ‘Rohypnol”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb