Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një i ri shqiptar, së bashku me shokun e tij grek, kanë humbur jetën pas një aksidenti me motor.

Mediat Helene shkruajnë se, 21-vjeçari shqiptar Erdi Rushitaj dhe 17-vjeçari grek, Mateos Karagiannakis, ishin duke udhëtuar në ishullin e Kretës, ku motori në të cilin ndaheshin humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë në anë të rrugës.

21-vjeçari shqiptar humbi jetën në vend ndërsa 17-vjeçari ndërroi jetë pasi u transportuar në spital.

Në vendin ku ndodhi ngjarja, miq e të afërm të të rinjve kanë vendosur lule e kanë ndezur qirinj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb