Një burrë nga Afrika e Jugut akuzohet për përdhunimin e pesë fëmijëve të tij , të moshës 3 deri në 13 vjeç, të cilët i drogoi duke u dhënë atyre ekstazë.

Rasti i tmerrshëm u zbulua nga nëna e fëmijëve , katër djem dhe një vajzë të moshës 3 vjeç. Fëmijët konfirmuan se ishin sulmuar seksualisht nga babai dhe xhaxhai i tyre. Nëna u ankua tek autoritetet se zbuloi se burri i saj përdhunonte fëmijët e tyre të mitur në mënyrë të përsëritur pasi ai më parë ishte siguruar që t’u jepte drogë, shtoi prokurori.

Një certifikatë mjekësore e lëshuar nga një gjinekolog thotë se tek fëmijët janë gjetur shenja të dhunës seksuale. Droga u gjet në një dollap të përdorur nga babai i tyre. Ky i fundit pohoi se i bleu drogat nga një endacak i cili i tha se ishte një afrodiziak.
Dy burrat janë paraburgosur dhe mund të përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: