Një ngjarje tronditëse është shënuar në Greqi. Sipas mediave Helene, një i ri shqiptar, ka vrarë me thikë gruan e tij, brenda shtëpisë ku banonin në Athinë.

Pas krimit të rëndë, ai ka shkuar vetë në polici dhe ka rrëfyer atë që ka bërë. I riu i ka thënë autoriteteve se e ka kryer vrasjen pasi ishte shumë xheloz për të.

Pas rrëfimit, policia shkoi në apartamentin e katit të tretë, ku jetonte çifti. Ata kanë gjetur vajzën të vdekur në shtrat, të mbuluar nga një pellg i madh gjaku.

Shqiptari është arrestuar dhe pritet të dalë para drejtësisë, shkruajnë mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb