Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e gazetarit të kronikës së zezë në Greqi, Jorgos Karaivaz. Mediat helene shkruajnë se vrasësit, të cilët dyshohet se kanë qëlluar nga një motor tip skuter, kanë lëshuar dhjetëra plumba në drejtim të gazetarit, ndërsa gjashtë prej tyre, shkuan në trupin e Karaivaz.

Policia ka njoftuar se gazetari nuk ka raportuar për kërcënime që mund të merrte, e nuk kishte paraqitur asnjëherë kërkesë për mbrojtje në polici. Sipas dëshmitarëve, njëri prej autorëve të dyshuar ka qenë i veshur me rroba ushtarake.

Sipas informacioneve të para, gazetari ishte duke u kthyer në shtëpi, në momentin që ka ndodhur ngjarja, e sa kishte përfunduar një intervistë televizive në Star.

Theksohet se emri i gazetarit ishte i përfshirë në një çështje në lidhje me marrëdhëniet, personale dhe profesionale, që ai kishte me Dimitris Malamas (ai u vra në mëngjesin e 29 tetorit 2019) dhe me oficerë të lartë të Policisë Greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb