Një skandal është regjistruar në Austri. Në një fabrikë të vendit, një mjek, ka përdorur të njëjtën vaksinë për të vaksinuar rreth 60 punonjës.

Mediat e huaja shkruajnë se tashmë punonjësit do të testohen për HIV dhe Hepatit.

Kompania e vaksinimit “Vamed”, shprehu keqardhje të thellë për këtë rast dhe njoftoi se do të insistonte në sqarimin e plotë të të gjitha rrethanave të kësaj çështje, ndërsa mjeku që ndërmori skandalin, është pezulluar përkohësisht nga puna.

Zëdhënësi i “Vameda”, Ludwig Bihler konfirmoi se ishin identifikuar boshllëqe në vaksinimin e disa personave. “Një kontroll i hollësishëm zbuloi se mjeku që kreu vaksinimin kishte keqpërdorur pjesërisht materialin e vaksinës”, shtoi Bihler.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: