Një ngjarje ë rëndë ka ndodhur në Belgjikë, ku një foshnje 6-muajshe vdiq, pasi nëna e saj e harroi në makinë.

Mediat e huaja shkruajnë se nëna, e cila punon në spitalin Saint-Joseph de Gilly në qytetin Charleroi, e harroi foshnjën në makinë në vend që ta çonte në çerdhen e spitalit.

Foshnja ka ndërruar jetë nga hipertermia, ndërkohë që nuk pritet të bëhet autopsi pasi shkaqet e vdekjes së fëmijës janë të qarta dhe janë evidentuar nga mjeku që ndodhej në vendngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb