Një ngjarje tragjike është regjistruar në Bulqizë, ku një fëmijë 4 vjeç është kafshuar nga qentë në fytyrë. Lajmi konfirmohet për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Enver Doçi.

Burime bëjnë me dije se 4-vjeçari është nga Shupenza dhe se dyshohet të jetë kafshuar nga disa qen endacakë.

Fëmija po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa bluzat e bardha do të vlerësojnë gjendjen e tij nëse ka nevojë për mjekim më të specializuar, do ta nisin drejt Tiranës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: