BULQIZË

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Bulqizë.

Burime për “BalkanWeb”, bëjnë me dije se një 29-vjeçar, për rrethana ende të paqarta, është hedhur nga kati i tretë i banesës.

I riu është pikasur nga banorët e pallatit, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.

29-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, e nga atje, është dërguar për në Spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi kishte fraktura të rënda në trup.

Policia ka nisur një hetim për ngjarjen e rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb