DELVINE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë, ku një automjet ka marrë flakë në ecje dhe si rrjedhojë, drejtuesi i makinës ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Shijan. Automjeti është shkrumbuar plotësisht. Ende nuk dihen shkaqet e djegies së makinës. Policia dhe zjarrfikëset janë në vendngjarje.

Forcat policore janë duke punuar për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Karahaxh”, automjeti tip “Renault Megane” që drejtohej nga shtetasi A.C, ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

Si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shtetasi A.C me banim në Fier.

Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb