Raportohet se një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Shkallnur të Durrësit mëngjesin e sotëm.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dyshimet janë që i riu i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 21.09.2020, rreth orës 07:15, në fshatin Shkallnur, Durrës, është gjetur i vetëvarur në banesë, shtetasi F. K., 28 vjeç, banues në Shkallnur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: