Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Rrashbull të Durrësit, ku një elektricist ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Policia ka dhënë detaje për ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.05.2019, rreth orës 12:50, në Rrashbull, Durrës, shtetasi  K.Xh., 35 vjeç, banues në Durrës, elektriçist, duke  riparuar  një difekt elektrik në një shtyllë , ka rënë në kontakt me energjinë elektike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb