Një aksident me pasojë vdekje është shënuar në Durrës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj, raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Qerret-Durrës, ku një makinë ka përplasur 3 këmbësorë e për pasojë ka ndërruar jetë një grua. Dy shteteasite tjerë, për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se policia është nisur drejt vendngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: