DURRËS

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës.

Rreth orës 12:55 të kësaj të mërkure, në lagjen nr. 13, është mbytur duke u larë në det një shtetas rreth 60 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb