Një burrë është mbytur në pus gjatë natës së shkuar. Viktima është identifikuar si 70-vjeçari A. L.

Gazetarja Klodiana Haxhia raporton për “BalkanWeb”, se ngjarja ka ndodhur rreth orëve të mesnatës në zonën e Katundit të Ri.

Për të nxjerrë nga pusi trupin e pajetë të 70-vjeçarit, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëse.

Policia ndodhet në banesë dhe po heton shkaqet e mbytjes së 70-vjeçarit, ku paraprakisht dyshohet se është aksidentale.

Raportohet se dyshimet e para janë se i moshuari ka rrëshqitur e ka përfunduar në fund të pusit me ujë.

Njoftimi i Policisë:
Durrës

Më datë 14.06.2021, rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, Durrës, pranë banesës së tij është gjetur i mbytur në pus shtetasi A. L., 81 vjeç, i cili nga veprimet hetimore dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb