Një ngjarje e rëndë është shënuar në El Salvador, ku një sërfiste ka ndërruar jetë teksa po ushtrohej për lojërat olimpike të verës. Në momentin që ajo po ushtrohej në dallgë, një rruge e ka goditur duke e lënë të vdekur në vend.

“Një atlete e shkëlqyeshme që ka përfaqësuar vendin tonë, ka ndërruar jetë”, tha Federata e Surfit në El Salvador.

Katherine Diaz, 22-vjeçare, kishte hyrë në ujë për të filluar një sesion trajnimi të premten, pranë shtëpisë së saj në El Tunco kur edhe ndodhi incidenti.

Shërbimet e urgjencës me këtë rast u përpoqën ta ringjallin atë në plazh, por përpjekjet ishin të pasuksesshme.

Ajo po stërvitej për lojërat e ardhshme ISA World Surf Games në El Salvador, ku shpresonte të kualifikohej për Lojërat Olimpike të Tokios.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: