Një ditë më parë një 34-vjeçare nga Elbasani ka ndërruar jetë disa orë pasi është paraqitur në Maternitet dhe ka një procedurë aborti.

Policia bën me dije se Etleva Çullhaj pas procedurës është larguar për në banesë, por rreth orës 18:00 të ditës së djeshme dyshohet se ka pasur komplikacione dhe është transportuar sërish në Maternitetin e qytetit, aty ku ka humbur jetën.

Për këtë rast, oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë iniciuar procedimin penal për shtetasit Arben Paralloi, 56 vjeç dhe Behar Gjevori, 60 vjeç, mjekë në Maternitetin e Elbasanit, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Sakaq, vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb