Një 74-vjeçar është gjetur i pajetë në Elbasan.

Policia njofton se i moshuari është gjetur pa shenja jete në banjot publike në sheshin “Gensher”.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:30, në banjot publike në sheshin “Gensher”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi Q.S., 74 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetime paraprake dyshohet se shtetasi ka ndëruar jetë nga shkaqet natyrale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: