Një aksident me pasojë vdekjen e një të mituri është regjistruar në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja O.M., 38 vjeçe, banuese në fshatin Mengël, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 6 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: