Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Grecalli, ku një  53-vjeçare është gjetur pa shenja jete në garazhin e banesës së saj.

Viktima, dyshohet se i ka dhënë fund jetës përmes vetëvarjes. Familjarët kanë qenë të parët që kanë zbuluar trupin, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftim:

Fier/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në fshatin Grecalli, Fier, është gjetur e pajetë nga familjarët, në garazhin e banesës, shtetasja M. Sh., 53 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: