FIER

Një burrë rreth të 60-ve ka rënë nga ballkoni i katit të 7 në Fier duke gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Konferenca e Pezës” të qytetit të Fierit. Sipas të dhënave paraprake burri i identifikuar si shtetasi Siri Runaj ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Në vend ka shkuar policia e cila ka kryer veprimet hetimore dhe ka transportuar trupin e pajetë në morgun e spitalit të Fierit.