Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Boçovë të Fiert.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se 43-vjeçari Eudart Metushi teksa ishte duke punuar me zetor në tokat e fshatit ka humbur kontrollin e për pasojë ka rënë në kanal, duke e zënë mjeti i punës poshtë.

Si rrjedhojë ai ka humbur jetën. Policia ndërkohë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: