FIER

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Fierit, ku një 15-vjeçare është denoncuar e rrëmbyer. 15-vjeçarja e quajtur Jurgena Xhelaila,  mësohet të jetë  nga Mbrostar Ura në Fier. Kanë qenë prindërit e të miturës ata që kanë bërë denoncimin në polici.

Largimi i minorenes nga shtëpia ka ndodhur  rreth orës 9 të ditës së djeshme. Prindërit kanë bërë kallëzimin që dje në polici. Prindërit janë lajmëruar më tej nga policia e Beratit për rrëmbimin e minorenes. Sipas prindërve, policia është në dijeni të vendndodhjes.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb