Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb”, se në lagjen “Konferenca e Pezës” është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit 60-vjeçari Novrus Kapllanaj. Nuk dihen ende motivet që shtynë 60-vjeçarin në kryerjen e këtij akti të rëndë. Ndërkohë që bëhet e ditur se Policia është duke punuar në këtë drejtim.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:15, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi N. K., 60 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: