Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, SHBA. Një çift oficerësh kryen vetëvrasje brenda 48 orëve, duke lënë jetim fëmijën e tyre 1 muajsh. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve. Mësohet se burri u gjend i vetëvrarë në shtëpi nga kolegët e tij.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, burri humbi jetën në spital. Kur mjekët njoftuan gruan se bashkëshorti ishte klinikisht i vdekur dhe se duhet t’i hiqnin aparaturat, kjo e fundit u largua nga spitali.

Rreth 24 orë më vonë gruaja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, ku u vetëvra me armën e shërbimit.Autoritetet policore njoftojnë se shkaqet e vetëvrasjes së dyfishte nuk janë zbuluar akoma, duke thënë se askush nuk e di se çfarë shkoi keq natën e ndërrimit të viteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: