Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjermani. Mediat e huaja shkruajnë se një nënë gjermane, e quajtur Christiane K, 28 vjeçe, akuzohet se ka mbytur në vaskë fëmijën e saj 5 vjeç, pasi ky i fundit, i zbuloi mesazhet me të dashurin.

E reja e ka mohuar fillimisht të ketë vrarë djalin, duke pretenduar se fëmijën e ka vrarë një person i maskuar që hyri për të grabitur në shtëpi.

Por sjellja dyshuese e saj, ka bërë që hetuesit të hedhin poshtë këtë pretendim dhe të insistonin për të zbardhur të vërtetën.

Ajo më pas ka pranuar autorësinë e krimit dhe tanimë pritet të dënohet nga gjykata për vrasjen tragjike të të birit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: