Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjilan, ku një 14-vjeçare është detyruar nga i dashuri i saj që të abortonte në një klinikë private. Mediat kosovare raportojnë se e mitura u shfrytëzua seksualisht nga një djalë 21-vjeçar.

Ky e fundit për dy muaj e kishte dërguar 14-vjeçaren në motele të ndryshme, ndërsa si pasojë e kësaj lidhjeje ajo mbeti shtatzënë.

Pas këtij rasti ajo bashkë me prindërit e denoncuan rastin në polici dhe i dyshuari u arrestua, raporton klankosova. Ndërkohë, një i afërm i djalit ka raportuar se të ata kanë qenë në lidhje dashurie dhe se asgjë nuk ka ndodhur me dhunë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb