Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gjirokastër, ku një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me litar.

Ngjarja ndodhi para pak minutash në lagjen “11 Janari”. Burimet nga vendngjarja bëjnë të ditur për gazetaren e ‘BalkanWeb’ Brikena Metaj se 55-vjeçari me inicialet kishte një lavazh në pronësi te tij dhe ne të njëjtin vend kishte edhe shtëpinë.

Mësohet se ai është vetëvarur në momentin që djali i tij punonte në lavazh, ndërsa bashkëshortja kishte dale në treg për të shitur. Ngelen mister rrethanat që e çuan në këtë veprim 55-vjeçarin e ndjerë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb