Një grua është gjetur e mbytur në liqenin e Banjës, në Gramsh.

Mësohet se viktima është e moshës rreth 53-vjeçare, ndërsa është gjetur pranë fshatit Gjergjovin.

Nga informacionet e para, bëhet e ditur se viktima është me inicialet L. Z., ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e të vërtetës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb