Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi.

Mediat Helene shkruajnë se një hajdut 20-vjeçar ka vrarë një 88-vjeçare, teksa u fut për të grabitur banesën e kësaj të fundit. I riu ishte future në shtëpi përmes derës së prapme. Ai nuk e dinte se brenda ndodhej gruaja, por kur pikasi praninë e saj, ai nisi ta dhunonte që t’i tregonte se ku ndodheshin paratë.

Por e moshuara nuk e ka përballuar dhunën barbare dhe kësisoj ka ndërruar jetë. I riu është larguar nga banesa pa marrë asgjë, pasi është trembur kur gruaja humbi ndjenjat. 20-vjeçari është arrestuar nga policia dhe mbi të, veçse vepra penale e tentativës së vjedhjes rëndon dhe ajo e vrasjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb