Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Mediat Helene shkruajnë se një 25-vjeçare atje, është rrëmbyer dhe është përdhunuar nga katër palestinezë.

Ata e morën vajzën në një taksi dhe e dërguan në një apartament përdhes në Athinë.

Policia ka mundur të arrestojnë tre prej personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Në pranga kanë rënë tre persona të moshave, 19, 21 dhe 27 vjeç, ndërsa personi i katërt i përfshirë është ende në kërkim.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm, ndërsa përdhunimi sipas dëshmisë së vajzës ka ndodhur për disa orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb