Një ngjarje e rëndë është shënuar në Argolida të Greqisë.

Mediat Helene shkruajnë se një 78-vjeçar ka vrarë gruan e tij dhe më pas veten. Policia ka marrë një lajmërim nga vetë burri, i cili i kishte thënë efektivëve se gruaja e tij ka vdekur. Në momentin që uniformat blu mbërritën në vendngjarje, gjetën trupin e gruas të pajetë, si dhe burrin e vetëvarur në oborrin e shtëpisë.

Komuniteti lokal në Argolida është i tronditur nga një vrasje e një gruaje nga burri i saj. Mësohet se gruaja vuante nga një problem shëndetësor dhe thuhet se burri e ndërmori këtë hap për ta lehtësuar atë nga dhimbjet. Megjithatë, hetimet për këtë rast ende vijojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: