Një ngjarje e rëndë është në Greqi.

Trupi i pajetë i një burri është gjetur ditën e djeshme pranë varrezave të Kallitheas në Katerini.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima është gjetur i djegur. Ai gjithashtu, kishte një kapuç në kokë dhe ishte lidhur pas një hekuri.

Ndërkohë, mediat greke shkruajnë se viktima është identifikuar si një 45-vjeçar, i shpallur i humbur që prej së hënës.

Hetimet janë ende në vijim, për të zbuluar dhe zbardhur të gjitha shkaqet e aksidentit në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: