GREQI

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në mesditë në zonën e Paggaio, në Greqi.

Mediat fqinje shkruajnë se një gjuetar 54 vjeç humbi jetën në mënyrë tragjike. Gjuetari ishte në një zonë malore në Hortokopi, Paggaio, kur në rrethana ende të paqarta, ai dyshohet se qëlloi për vdekje veten.

Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, 54-vjeçari dyshohet se ka rrëshqitur ndërsa gjuante për derra dhe më pas ka qëlluar veten aksidentalisht.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb