Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi.

Mediat helene bëjnë të ditur, se një grua ka ndërruar jetë pak minuta pasi është vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

Mësohet se 56-vjeçarja ishte duke pritur në spital 15 minuta, siç parashikon procedura ligjore, ku mbeti e vdekur.

Përpos ndërhyrjes së mjekëve, gruaja nuk arriti të mbijetonte.

Ndërkohë pritet ekspertiza ligjore për të hedhur dritë mbi vdekjen e papritur të gruas.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb