GREQI

Trupi i pajetë i një 16-vjecareje shqiptare është gjetur sot i pajetë në pyllin e oborrit të kishës Profiti Ilia, në Greqi.  Mësohet se fillimisht nga policia greke u tha se bëhej fjalë për një grua 30-vjeçare. Por hetimet brenda pak orëve të mëngjesit kanë rezultuar se bëhet fjalë për 16 vjeçaren shqiptare, Maria Hyseni, që kishte dhe një motër binjake, dhe që banonte me familjen e saj në Trikala.

Sipas mediave greke 16-vjeçarja ka marrë goditje të shumta në fytyrë e trup. Policia deklaroi se të gjitha skenaret janë të hapura, por goditjet e shumta në trup dëshmojnë për një akt criminal, gjithsesi do të jetë autopsia që do të thotë fjalën e fundit.

Trupi i pajetë i 16 vjecares shqiptare u gjet sot nga punëtorët e pastrimit të Bashkisë në oborrin e Kishës. Ajo banonte bashkë me familjen e saj në qendër të qytetit Trikala dhe mësohet se ishin emigrantë të varfër. Familja dhe shokë të vajzës janë thirrur nga policia greke për t’u marrë në pyetje, deklaratat e të cilëve pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: