Një 34-vjeçare ka denoncuar në Policinë e Selanikut përdhunimin që i është bërë.

Ajo ka denoncuar, se ishte përdhunuar nga një 32-vjeçar pakistanez, të cilin e kishte takuar një muaj më parë.

Mësohet se i riu e ka çuar shqiptaren në një zonë jo shumë të frekuentuar dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, ndërkohë që të gjithë skenën e kanë parë edhe tre burra të tjerë.

Shqiptarja ka bërë pas ngjarjes menjëherë denoncimin dhe efektivët janë vendosur në kërkim pakistanezin, ndërsa kanë mundur të arrestojnë një 25-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb