Është përfshirë nga zjarri spitali Papanikolaou në Selanik, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Sipas informacioneve të para të publikuara nga mediat vendase personi është gjetur i karbonizuar në katin e dytë të godinës.

Në vendngjarje kanë mbërritur 11 automjete zjarrfikëse dhe 30 persona personel, të cilët kanë mundur të neutralizojnë flakët.

Megjithatë, tymi është ende evident në hapësirën e godinës dhe nuk dihet ende fati për 20 pacientë të sëmurë rëndë me COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: