Një 45-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme teksa ndodhej në qeli. Ngjarja ka ndodhur në stacionin e policisë së Mouzakit në Karditsa.

45-vjeçari ishte ndaluar pas një incidenti në sheshin e Mavromatiout dhe po mbahej në qeli.

Ai ka përdorur çarçafin e krevatit, të cilin e ka lidhur tek kangjellat dhe është vetëvarur. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb