Një ngjarje e rëndë është shënuar në Haiti. Sipas mediave të huaja, dy gazetarë janë djegur të gjallë nga anëtarët e bandave. Një burim tha për CNN se banda e quajtur “Ti Makak” kreu vrasjet në lagjen Petion-Ville, në kryeqytetin e vendit Port-au-Prince.
Burimi tha se motivet dhe detajet e sulmit mbeten të paqarta.

Një gazetar i tretë arriti të shpëtojë sipas burimit. Media haitiane “Radio Ecoute FM” konfirmoi që një prej gazetarëve të saj John Ëesley Amady ishte vrarë në sulm, ndërsa ishte me detyrë për të dokumentuar mungesën e sigurisë në zonë. Në një deklaratë ditën e mërkurë që media haitiane dha për “CNN” tha se gazetari u qëllua egërsisht dhe u dogj i gjallë nga banditët e armatosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb