Pamje të rënda vijnë nga India ku tre shokë kanë filmuar aksidentalisht veten e tyre duke u mbytur. Chetan Khatik, 28 vjeç, Sudarshan Chandel, 22 vjeç, dhe Radheyshyam Khatik, 27 vjeç, ishin ndalur për t’u larë në një pellg uji pas një xhiroje me biçikletë në një provincë të Indisë shkruan Daily Mail.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ishte notar i mirë, tre të rinjtë vendosën që të futeshin në pellgun e thellë në vendin e quajtur Gauri Dham Kund. Ata vendosën një nga celularët e tyre në tokë për të filmuar veten në ujë dhe videoja prej tre minutash i tregon fillimisht duke luajtur me njëri-tjetrin.

Por sapo njëri prej tyre futet pak më thellë, e ka të pamundur të dalë. Dy sshokët e tjerë i shkojnë në ndihmë, por të tre shihen teksa zhduken njëri pas tjetrit në pellgun e thellë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: