Një grua shtatzëne, është vrarë nga motra dhe i vëllai në Indi. Ata ishin të zemëruar, se 19-vjeçarja braktisi shkollën dhe u martua jashtë vullnetit të saj me djalin që donte.

Martesat e organizuara janë rregull në Indi, një martesë konsiderohet të jetë bashkimi i dy familjeve dhe jo vetëm një çift. Siç është zakon në Indi për gratë e martuara, viktima jetonte me burrin e saj me vjehrrit e tyre – në një fermë në një zonë rurale në shtetin e Maharashtra, rreth katër kilometra nga fshati i tyre i lindjes.

Nëna e saj 38-vjeçare e takoi atje të dielën e kaluar, sipas policisë, për herë të dytë që nga dasma e saj në verë, dhe vëllai 18-vjeçar për herë të parë. Sipas policisë, e reja ishte duke bërë çaj kur vëllai e ka sulmuar nga pas me drapër dhe e ëma ka mbajtur këmbët e së bijës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: