Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Një djalë i ri 27 vjeç i ka dhënë fund jetës sapo është kthyer nga muaji i mjaltit me të dashurën e tij.

Ajo që e bën historinë akoma dhe më të frikshme është se si i riu, ashtu kanë kryer vetëvrasje edhe babai e gjyshi i tij. Edhe babai e gjyshi, në moshë të hershme, kishin vrarë veten në pronën e familjes, shkruajnë mediat italiane.

27-vjeçari është nga Lonato del Garda, provinca e Breshias dhe nuk dihen arsyet se përse vendosi që t’i japë fund jetës. Në dukje, jeta e djaloshit po ecte shumë mirë. Ai sapo ishte kthyer nga muaji i mjaltit, nuk kishte probleme me gruan e tij dhe familja nuk kishte probleme ekonomike.

Një tragjedi e pakuptueshme

Vdekja e 27-vjeçarit ka habitur thuajse gjithë komunitetin ku ai jetonte. Ata e konsiderojnë mister fatin tragjik të familjes. I riu ishte djali i një tregtari në zonë, posedonte dyqan dhe nuk kishte arsye përse të shkonte në ekstrem. Çifti i ri sapo ishte kthyer nga pushimet e muajit të mjaltit dhe më 25 gusht e tutje do të vazhdonin një etapë të re të jetës.

Mirëpo, 27-vjeçari vendosi krejt habitshëm t’i japë fund jetës, duke lënë gojëhapur çdokënd. Autoritetet thanë se kur shkuan në vendngjarje, i riu nuk ishte më në jetë dhe nuk mund të bënin më asgjë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb