Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Sipas mediave të huaja, një baba 64-vjeçar ka shpëtuar fëmijët e tij 6 dhe 8 vjeç nga mbytja, por për fat të keq, vetë s’ka mundur të mbijetonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të pasdites në vendin e quajtur Ladispoli, ndërsa në plazh në ato momente kishte qindra pushues. Viktima është identifikuar si Massimo Armeni, nga Armenia, ndërsa është ende e partë nëse burri është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak.

Mediat italiane raportojnë se familja, e përbërë nga çifti e dy fëmijët, ishin me pushime në Ladispoli. Prindërit ndodheshin në shezlong, kur 64-vjeçari pa 2 fëmijët e tij duke u mbytur.

Menjëherë ai ka reaguar, duke u zhytur me shpejtësi në ujë dhe duke i nxjerrë shëndoshë e mirë vogëlushët në breg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb