Një ngjarje e rëndë është shënuar në autostradën Roma-Fiumicino. Marco Querini, 56 vjeç, u godit për vdekje në autostradën A91, pak pasi nga dritarja e makinës së tij kishin fluturuar një shumë e konsiderueshme parash.

Querini, ishte duke drejtuar makinën e tij, tip “Opel Corsa”, ku paratë i fluturuan nga dritarja. Ai u ndal për t’i mbledhur, por pikërisht në këtë moment, një makinë tjetër e përplas për vdekje. Raportohet se Querini, teksa mblidhte paratë kishte kaluar në korsinë tjetër të autostradës dhe aty është goditur për vdekje.

“Pamë një burrë që u shfaq papritur nga asgjëja. Si unë dhe gruaja ime nuk pamë asgjë, edhe pse arrita të frenoj në kohë. Makina që ishte përpara nesh për fat të keq e goditur shumë fort”, tha një dëshmitarë.

Policia thotë se burri kishte tërhequr një shumë prej 1 mijë eurosh dhe paratë i kishte vendosur në kroskotin e makinës. Dyshimet e tyre janë se mos ndoshta nuk bëhet fjalë thjesht për një aksident rrugor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: