Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ditën e sotme, ku një 44-vjeçar ka vrarë dhëndrin dhe nusen e tij. Mediat e huaja shkruajnë se vjehrri dyshonte se mes tyre kishte lidhje intime.

Ngjarja ka ndodhur në Sant’Antimo, në provincën e Napolit, ku dy kunetër u qëlluan dhe u vranë nga vjehrri i tyre. Trupat e 29-vjeçarit Luigi Cammisa dhe ai i 24-vjeçares Maria Brigida Pesacane u gjetën në zonën e Piazza Sant’Antonio dhe Via Caruso.

Trupi i 29-vjeçarit u gjet në rrugë, ndërsa trupi i 24-vjeçares u gjet në një apartament.

Në lidhje me këtë krim është vetë dorëzuar në polici Raffaele Caiazzo, vjehrri i të dy viktimave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb