Një djalë tre-vjeçar ndodhet në spital në gjendje të rëndë pasi u qëllua me armë nga një roje sigurie. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Cortefranca në provincën e Brescias në Itali.

Fëmija ishte në dritaren e shtëpisë kur e goditi plumbi. Ende nuk dihet se pse ka qëlluar roja i sigurisë, i cili është fqinj i viktimës. Aktualisht autori ndodhet në kazermë në dispozicion të karabinierëve që po hetojnë.

Fëmija u shtrua në gjendje të rëndë në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb